Njohuritë e mira të gjuhës gjermane janë bërë të vlefshme në mbarë botën. Por ato behën edhe më të vlefshme me një çertifikatë, sepse vetëm me një vërtetim të njohur ju mund t`i dëshmoni njohuritë tuaja.
Instituti Goethe i Shkup organizon rregullisht provimet gjuhësore të niveleve A1, B1, B2 dhe C1 në hapësirat e Goethe-Zentrum në Prishtinë. Informata më të hollësishme mbi provimet e Institutit Goethe të Shkup në Prishtinë mund të gjeni këtu.
Goethe-Zentrum në Prishtinë është gjithashtu qendër testuese e licensuar nga Instutiti TestDaF në Bochum. Informata më të hollësishme mbi provimet TestDaF në Prishtinë mund të gjeni këtu.